Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Komisariati i Policisë Mat, kapi dhe ndaloi shtetasin B.Gj., 36 vjeç, banues në Mat, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.N., 63 vjeç, banues në fshatin Luzni, pasi është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore
referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një automjet pa u pajisur me leje drejtimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.