Tiranë/Njoftim

Tiranë

Ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore i planëzuar me shërbim ka dhënë shenjë ndalimi për automjetet që vinin në drejtim të Don Boskos, me qëllim reduktimin e fluskit të trafikut.

Shtetasi S. L., 26 vjeç, që drejtonte një automjeti tip “Benz” nuk i është bindur shenjës për ndalim dhe ka vijuar qarkullimin me automjet. Punonjësi i Policisë, pas këtij veprimi nga drejtuesi i automjetit, ka fotografuar mjetin në fjalë dhe në këto momente, drejtuesi i ajtomjetit, shtetasi S. L., ka dalë nga makina duke ofenduar punonjësin e Policisë.

Në vijim shtetasi S. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.