Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– Xh. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”;
– G. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin I. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.