Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 64 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Tepelenë-Veliqot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, iu ka dhënë punonjësve të Policisë, certifikatën e miratuar për errësimin e xhamave, të dyshuar të falsifikuar. Automjeti dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
D. N., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë;
A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Pacomit, Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa;
I. H., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi e vogël farash të dyshuara cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.