Kamëz – Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 5”

Kamëz

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 5”.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Kamëz.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri me çipsa, 2 tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara, kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 5”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– K. V., 69 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 197, 198 dhe 180 të Kodit Penal;

– Sh. M., 46 vjeç, T. Z., 58 vjeç dhe G. H., 40 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta 4 shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në administrim nga shtetasi K. V., në rrugën “Roma”, Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, 2 tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara dhe kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.