Korçë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari që vodhi me dhunë shuma parash në 2 dyqane (në njërin rast, duke kanosur shitësin, me mjet prerës thikë).

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recently”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i dy vjedhjeve, shtetasi:

R. L., 42 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.