Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 56-vjeçari.
Komisariati i Policisë Mat, arrestoi shtetasin Q.C., 56 vjeç, banues në fshatin Urakë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B.H., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik, i’u gjet një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
-Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Ky shtetas bashkëpunonte me 4 shtetas të tjerë (të proceduar më parë nga policia), duke prerë dhe grumbulluar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.Xh., 47 vjeç, banues në Peshkopi, i cili teksa drejtonte motomjetin e tij pa targa dhe pa dokumentacion, ka aksidentuar një shtetase (këmbësore), e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është larguar në banesë.
-Informacion paraprak:
Rreth orës 22.50, datë 01.10.2024, në lagjen “Kolaj”, fshati Burrel, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasit R.K. Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë djegur disa krerë bagëti sëbashku me bazën ushqimore.
Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.