Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

I. T., 59 vjeç, banues në Përmet dhe A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 4 shtetas;

M. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja;

K. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.