Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shteasin V. Ll., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar me 1 vit e 10 ditë burgim, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë borxh një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.