Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Komisariati i Policisë Lushnjë:
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka marrë me qira një automjet dhe nuk e ka kthyer më. Automjeti u gjet i braktisur në Lushnjë;
-arrestoi shtetasin I. N., 53 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. I., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli në një lokal në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në celularin e këtij shtetasi u gjetën faqe të lojërave të fatit. Për këtë rast u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi G. C., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen e tij.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 53 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me 2 automjete. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 5 shtetas.
Në stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi S. D., 50 vjeç, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur kasafortën e biznesit të tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Ditën e djeshme, rreth orës 16:00, është dërguar nga familjarët, pa shenje jete, në spitalin e Lushnjës, shtetasi M. L., 60 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhelmuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.