Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. S., 38 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. L., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen N. H., 78 vjeçe, këmbësore.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi nuk ka lejuar shtetasen N. K., 55 vjeçe, të hyjë në banesën e nënës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.