Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– Dh. P., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 50 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4:
– ndaluan shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”;
– arrestuan shtetasin G. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. P., 28 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.