Laç, Kurbin – U kap në flagrancë në lokal, teksa vinte baste sportive, me celular, arrestohet 32-vjeçari dhe i sekuestrohet celulari

Laç, Kurbin

U kap në flagrancë në lokal, teksa vinte baste sportive, me celular, arrestohet 32-vjeçari dhe i sekuestrohet celulari.

Shpallet në kërkim administratori i lokalit, i cili dyshohet se e kishte vënë ambientin, në dispozicion të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në Laç, luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, Komisariati i Policisë Kurbin ka ndërhyrë menjëherë në këtë ambient, dhë ka arrestuar në flagrancë, duke vënë bastë sportive, me celular, shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, administratorin e lokalit, shtetasin J. B. alias J. Ll., 44 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.