Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasen A. L., 37 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe është larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, në lagjen nr.17, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. J., 60 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Gjithashtu, ky sektor arrestoi në flagrancë shtetasin M. C., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi u konstatua në rruga “Muzakaj”, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, për shtetasin M. K., 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi gjatë kontrollit në subjektin (servisin) e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin pa licencë dhe kishte punonjës të paregjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.