Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas

Durrës

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës i dyshuar i përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. D., 31 vjeç, banues në Londër, pasi në rrugën dytësore “Durrës-Ndroq”, automjeti që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Sh. R., 66 vjeç, banues në Durrës dhe G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.