Divjakë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me pushuesit e plazhit Divjakë, ndihmuan një qytetar i cili rrezikonte të mbytej.
Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, Patrulla Kufitare pasi mer informacion se një qytetar ishte duke u mbytur, shkoi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.
Shërbimet e Kufirit, bashkë me patrullën e Rendit Publik, pasi kanë nxjerrë nga uji edhe me ndihmën e pushuesve, kanë shoqëruar me ambulancë, për në qendrën shëndetësore verore Divjakë, shtetasin J. H., 63 vjeç, banues në Elbasan.
Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.