Vlorë – Në kuadër të goditjes së paligjshmërive në vend, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve, njëri prej tyre në kërkim

• Ndalohet shtetasi në kërkim E. Ç., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi në vitin 2018 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vite e gjysmë.

—-

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ka refuzuar t’u ndalojë shërbimeve të rendit dhe gjatë ndjekjes nga Policia është kapur në flagrancë në lagjen “Pavarësia”.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në automjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi K. M është gjetur një armë zhurmuese, si ato që përdorin fishekë manovër.

Gjithashtu, 18-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.