Himarë
Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi konstatoi dhe menjëherë u shkoi në ndihmë dy turisteve nga Guatemala që lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta pasi nuk vijonin dot lundrimin për tu kthyer në breg
Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi vuri re dy shtetase me një Kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur “Gjiri i Himarës”, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset të cilat rezultuan turiste nga Guatemala.
Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala.
Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.