Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 37 vjeç dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen Z. Sh., 41 vjeçe, të dy banues në Dimal, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.