Shëngjin
Humbi portofolin me një shumë të konsiderueshme eurosh dhe me dokumente, patrulla “Shqiponja” që patrullonte në zonën e plazhit, gjen portofolin dhe ia kthen pushuesit.
Sapo 1 pushues që kishte humbur portofolin, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të patrullës “Shqiponja”, e dislokuar në plazhin e Shëngjinit, për të garantuar siguri për vizitorët dhe pushuesit, efektivët e kanë asistuar 19-vjeçarin dhe kanë mundësuar gjetjen e portofolit.
Sendi iu kthye pushuesit, bashkë me eurot dhe dokumentet.