DVP Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:

Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Grizhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

M. G., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Shkoder referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në fshatin Gajtan i Sipërm, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në banesë, kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grusht, në fytyrë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.