DVP Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

DVP Durrës

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin B. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin I. A., 44 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.