Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. K., banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 43-vjeçar.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 45 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi u kap në fshat duke transportuar me automjetin e tij, një sasi lënde drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.