Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar ambjentet e jashtme të një institucioni parashkollor (kopësht).
- M. K., 44 vjeç, banues në fshatin Bletas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
- A. X., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon lokalin e një 51-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.