Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit K. M., 26 vjeçe dhe B. M., 28 vjeçe. Ditën e djeshme, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi E. B. ka kundërshtuar dhe ka goditur me grusht një punonjëse policie, në momentin kur ajo po ndëshkonte me masa administrative disa mjete, ndërsa shtetasit K. M. dhe B. M. kanë kundërshtuar veprimet e saj, duke e penguar në kryerjen e detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • K. C., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
  • D. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.