Raporti i ngjarjeve, 18 qershor 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Dibër/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit. Arrestohet dhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike. Strukturat e Drejtotisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i llotarive të palejuara”. 32-vjeçari, u kap në flagrancë nga forcat “Shqiponja”, teksa në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 21 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga dhe 48 janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve ësht evidentuar 1 rast-1 shtetas është vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, është evidentuar 1 rast-1 shtetas është vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste-15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 8 raste, 4 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste- 8shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”- 2 shtetas janë arrestuar në flagrancë;
– nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe Mjekimi i pakujdesshëm”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.