Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Bregas, Maliq, pasi është kapur në lagjen nr.1, Korçë, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B. dhe për shtetasen M. B. (bashkëshortë), pasi dyshohet se kanë dhunuar njëri-tjetrin. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja M. B. ka dhunuar edhe vajzën e saj.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. N., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.