Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, vëllezër, të dy banues në Velipojë, pasi:
Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie.
Më datë 17.06.2024, shtetasi V. C., 32 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se 2 shtetas të paidentifikuar, e kanë goditur me grushte, në lagjen “Skendërbeg”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 17.06.2024, shtetasi R. P., 38 vjeç, ka kallëzuar se i është vjedhur një shumë parash, në dyqanin e tij, në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.