Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin A. J., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit nga Forca e Posaçme Operacionale, në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. Z., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në një lokal disa pije alkoolike dhe një shumë parash.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. V., 26 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja F. B., se 26-vjeçari e ka kanosur me fjalë.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:
- Sh. C., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale;
- B. M., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sot, në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në afërsi të fshatit Dukat, shtetasi G. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me sinjalistikën rrugore, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë nga xhamat e thyer dy punëtorët që ishin në rrugë, shtetasit V. B. dhe L. Q.
Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.