👮Efektivët e Policisë Rrugore kanë zhvilluar orë mësimore sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor, në një shkollë 9-vjeçare, në zonë rurale 👮♀
👮Policia Rrugore e Dibrës, që prej fillimit të vitit të ri shkollor, ka marrë një sërë masash për rritjen e parametrave të sigurisë së nxënësve në rrugë 🎒📚, jo vetëm në shkollat 🏫që ndodhen në qytet apo pranë rrugëve kryesore, ku dhe lëvizja e mjeteve 🚘🚓🚐🚔🚛🚔është më e shtuar, por fokusi është shtrirë edhe në shkollat në zona rurale.😊
👮♀Punonjësit e Policisë Rrugore, nën drejtimin e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore Robert Aga, kanë zhvilluar orë mësimore në shkollën 🏫9-vjeçare, në fshatin Sohodoll, në Njësinë Administarive Kastriot, Dibër. Ata i kanë shpjeguar 🔉me gjuhën e fëmijëve 📚🙎rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën🚦🚥🚏 horizontale dhe vertikale.
👮Z. Aga theksoi se njohja e sinjalistikës dhe zbatimi i saj çon në ndërgjegjësimin e gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës, me qëllim që të kemi një ✔siguri rrugore me parametra sa më të mirë.
👮Siguria e nxënësve 📚🙍🙋për ne është prioritet dhe në përmbushje të tij do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike 👩🏫👨🏫, bordet e prindërve dhe me qeveritë e nxënësve 👭👧🧒për të bërë të mundur që së bashku të rrisim parametrat e sigurisë🛣 rrugore, jo vetëm për nxënësit, por për të gjithë përdoruesit e rrugës 🚙🚌
#PoliciaDibër
#PoliciShkollë #bashkëpunimisuksesshëm 🏫🚔👮📚 🤝