Port Vlorë/Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditet 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Procedohet penalisht shtetasi nigerian që tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokument identifikimi italian të falsifikuar.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:
O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.
32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.
Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.