Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, në fshat, u konstatua se e ushtronte aktivitetin, pa kasë fiskale dhe pa certifikatë regjistrimi pranë organeve tatimore.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në lagjen nr. 12, Korçë, në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin kishte vënë muzikë të lartë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.