Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. R., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij 23-vjeçar, si dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin K. C., 29 vjeç, banues në Borsh, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., se 29-vjeçari e ka goditur me gurë dhe e ka kanosur.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza cannabisi.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar medikamente, një 17-vjeçare, e cila është dërguar për mjekim, në spitalin e Traumës.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.