Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Goditet një tjetër rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Sekuestrohen shishe me verë dhe paketa me cigare. Procedohen penalisht 3 shtetas, shoferë të autobusit ku u gjetën këto mallra.
Shërbimet e PKK Port Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin E. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe me verë dhe paketa me cigare, pa faturë blerjeje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe ZMKT referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, si dhe për 2 shoferët e tjerë të këtij autobusi, shtetasit I. D., 63 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë.”
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.