Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një shtetasi, në Rrugën e Dibrës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- K. M., 26 vjeç, banues në Kamëz, pasi në Rrugën e Rinasit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Benz”. Gjatë verifikimeve, ky shtetas i ka paraqitur punonjësve të Policisë, kartën e identitetit të vëllait të tij binjak, i cili rezulton me masë sigurie “Arrest në burg”, në Itali;
– F. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje mendore dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.