Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 42 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël, lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. H., 58 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, pasi dyshohet të ketë mbjellë pemë ulliri në tokën në pronësi të një shtetasi tjetër;
-E. Sh., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
-R. C., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (gërshërë), shtetasin I. K., 53 vjeç, i cili mori mjekim në spitalin e Lushnjës dhe u largua për në banesë.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti.
Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:
•A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;
•R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.
Po punohet për gjetjen e tyre.