Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Q. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.