Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
•Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj.
•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 76 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, automjeti që drejtonte ka përplasur 2 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M.
Pasditen e djeshme, në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, shtetasi M. M., 59 vjeç, banues në Zvicër, është dëmtuar gjatë hedhjes me parashutë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.