Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me lajmet e publikuara në rrjetet sociale, për një ngjarje të ndodhur në Bulqizë dhe akuzohet Policia se ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 13.05.2024 Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ka dhënë njoftim paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi F.T., dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Po për këtë ngjarje, më datë 14.05.2024, DVP Dibër ka dhënë njoftim tjetër për arrestimin e një shtetasi për përkrahje të autorit të krimit, dhe ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit F.T.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë dhe Mat, në bashkëpunim me disa komisariate të Policisë në disa qarqe, kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet në vendet ku dyshohet se mund të fshihet shtetasi F.T.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është angazhuar për të qenë sa më transparente me median dhe publikun, dhe e vendosur për të luftuar krimin me qëllim krijimin