Tiranë – Arrestohen 5 shtetas, autorë të dyshuar për disa vepra penale

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, autorë të dyshuar për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. Xh., 41 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. H., 61 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Sali Butka”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. B., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

  • A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
  • V. Z., 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. T., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.