Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.
Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari që shiste dozat e cannabisit.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.
Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.