Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin M. S., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën dhe nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po këto struktura referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, pasi në fshatin Leshnjë, Korçë, u kap duke transportuar me automjet, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në fshatin Tren, u kap duke transportuar me automjet, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.