Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi u kap jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”;
M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë. 47-vjeçari ka dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Plagosja e lehtë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. T;
N. Ç., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, në gjendje të dehur, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasit E. B. dhe M. M.;
E. Ll., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në Qafë Plloçë, u konstatua duke hedhur mbetje urbane në një parcele toke, të cilën pretendon se e ka në pronësi.
Korçë/Informacion paraprak
Sot në lagjen nr. 10, Korçë, në rrugën “Niko Kovaçi”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. H. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. A., 27 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital, për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.