Policia e Shtetit
Maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan sot, provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për gjuhën e huaj.
Policia e Shtetit mori të gjitha masat e nevojshme, duke nisur me shoqërimin e materialeve të provimit dhe ruajtjen e tyre pranë çdo zyre arsimore, në të gjitha qarqet e vendit.
Që procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurtë, përsa i përket detyrimeve ka që Policia e Shtetit, në mbarëvajtjen e këtij procesi, pranë çdo qendre provimi u planëzuan me shërbim, disa punonjës policie.
Në të gjithë vendin, procesi u mbyll pa asnjë incident, përsa i përket rendit dhe sigurisë.
Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin, suksese në këtë provim dhe në provimet e radhës dhe i fton ata që të bëhen pjesë e saj, duke zgjedhur si mundësi studimi, Akademinë e Sigurisë.