Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, ndaloi shtetasin në kërkim E. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në familje, ju informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. P., 70 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, në gjendje të dehur, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në dorë, me mjet prerës thikë, djalin e tij 40 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këto struktura referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, u konstatua nga shërbimet, duke kryer parakalime të gabuara, me automjetin që drejtonte, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.