Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Bathore, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- L. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës;
- N. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me dy automjete të tjera dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– G. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë.