Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar një mjet bujqësor pa targa, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë mjeti është përplasur me një pajisje për furnizimin me karburant. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se do e ndihmojë për zgjidhjen e një çështjeje pronësie.
Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim policor shtetasin J. K., 43 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.