Qafë Prush/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Kosova, nëpërmjet kufirit të gjelbërt

Qafë Prush/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Kosova, nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

Vihet në pranga shtetasi që transportonte mallrat, si dhe i sekuestrohen mallrat dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush, në bazë të analizës së riskut, kanë vijuar kontrollet për të konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në këtë pikë kufitare. Në këtë kuadër, janë kryer kontrolle në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin B. V..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën mallra (lodra për fëmijë, që përdoren në parqe), pa dokumentacion, të cilat po tentonte t’i fuste nga Kosova, nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Has, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.