Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
•Seksioni i Policisë Rrugore, arrestoi në flagrancë shtetasin A.S., 20 vjeç, pasi në qytetin e Burrelit, u kap duke drejtuar automjetin tip ‘Nisan’, i pa pajisur me leje drejtimi.
•Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për dy shtetas të moshës 15 dhe 16 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike canabis sativa.
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D.C., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një 23-vjeçar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.