Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

  • Komisariati i Policisë Vlorë:

-arrestoi shtetasin G. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. I., 31 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se teksa kryenin punime ndërtimi (të pajisur me leje), kanë ndotur detin;

-po punon për kapjen e shtetasit F. D., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

  • Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për shtetasin polak T. K., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa pajisje në banesën e një shtetaseje ruse (fqinje me të);

-për një 16-vjeçar, pasi iu gjet në çantë, një send i ngjashëm me armën e zjarrit pistoletë.

  • Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti, në fshatin Bolenë.
  • Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Himarë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.